Kina dhe Rusia do të ndërtojnë bashkë stacionin e parë hapësinor në Hënë
Kina dhe Rusia kanë njoftuar planet për të ndërtuar një stacion hapësinor hënor.
Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës të Kinës për të zhvilluar struktura kërkimore në sipërfaqen e hënës, në orbitë ose të dyja.
Një deklaratë nga agjencitë hapësinore të dy vendeve thotë se ajo do të jetë në dispozicion për t’u përdoruar edhe nga shtetet e tjera.
Kjo deklaratë vjen ndërsa Rusia po përgatitet të festojë 60 vjetorin e fluturimit të parë hapësinor me njerëz.
Stacioni Hënor Shkencor Ndërkombëtar do të kryejë një gamë të gjerë kërkimesh shkencore duke përfshirë eksplorimin e Hënës, tha një deklaratë nga të dyja agjencitë.
“Kina dhe Rusia do të përdorin përvojën e tyre në shkencën hapësinore, kërkimin dhe zhvillimin e pajisjeve hapësinore dhe teknologjisë për të zhvilluar së bashku një hartë rrugore për ndërtimin e një stacioni ndërkombëtare hënor të kërkimit shkencor,” thuhej në deklaratë.
Deklarata shtoi se Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë në planifikimin, hartimin, zhvillimin dhe funksionimin e stacionit të kërkimit.
Chen Lan, një analist i specializuar Stacioni Hënor Shkencor Ndërkombëtar do të kryejë një gamë të gjerë kërkimesh shkencore duke përfshirë eksplorimin.
“Ky do të jetë projekti më i madh ndërkombëtar i bashkëpunimit hapësinor për Kinën, kështu që është domethënës,” tha ai.
SHBA ka njoftuar gjithashtu planet për t’u kthyer në Hënë në vitin 2024. Programi i quajtur “Artemis” do të shohë një grua dhe një burrë duke ecur në sipërfaqen hënore dhe do të jetë fluturimi i parë me njerëz që në vitin 1972, raporton BBC.