Kina e frikësuar për një valë të dytë infektimesh, 97 raste të reja të importuara me COVID-19

Kina ka frikë për një valë të dytë përhapjesh nga koronavirusi. Ajo po forcon kontrollin e të huajve që kanë hyrë në shtetin e tyre si dhe po forcon kontrollin kufitar pasi numri i rasteve të të prekurve me COVID-19 është rritur ndjeshëm.

Rastet e reja të konfirmuara në territorin e Kinës arritën në 99 në 11 prill nga 46 ditë një ditë më parë. 97 janë raste të importuara dhe vetëm dy raste janë lokale ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë.

Në qendrën tregtare Shanghai, 51 shtetas kinezë që erdhën në të njëjtën udhëtim nga Rusia rezultuan pozitiv. Autoritetet kanë bërë me dije se janë të shqetësuar për një valë të dytë infektimesh. Edhe pse Kina ka mbyllur kufijtë për të huajt mbetet ende problem kinezët që kthehen në shtëpitë e tyre.

SHKARKO APP