Kina ecën përpara në projektet e kriptomonedhës duke sfiduar Facebook, por qytetarët do të jenë më të rrezikuar
Kur Facebook prezantoi planet e saj këtë vit për një kriptomonedhë të quajtur Libra, u tha se qëllimi i saj ishte rilindja e parasë në periudhën dixhitale. Ajo çfarë kompania nuk parashikoi është se Kina këto përpjekje i ka filluar vite më parë dhe mund ta bëjë të realizueshme këtë ide më shpejt.
Kina po kërkon të zëvendësojë paranë që njerëzit mbajnë me një monedhë dixhitale së shpejti, një projekt shumë i diskutuar, i cili së fundmi është kthyer në prioritet pas shpalljes që Facebook bëri për hedhjen në treg të Librës.
Facebook është duke luftuar për të mbrojtur iniciativën e saj kundër rregullatorëve skeptikë, ndërkohë që partnerë kryesorë në këtë projekt janë tërhequr, por përpjekjet që vijnë nga kryeqyteti kinez, Beijing po ecin përpara me shpejtësi maksimale.
Një monedhë dixhitale e lëshuar nga qeveria kineze mund ta ndihmojë atë të dijë shumë më shumë, në mënyrën se si shtetasit e tyre e shpenzojnë paranë, duke i dhënë fuqi të reja për të luftuar krimin dhe tandihmojë në menaxhimin e ekonomisë, por nga krahu tjetër ngre edhe shumë pikëpyetje përsa i përket privatësisë së të dhënave.
Ndërkohë në Amerikë monedha Libra po merr shumë kritika, me Rezervën Federale që thotë se ka shqetësime serioze, duke thirrur Mark Zuckenberg për të dëshmuar përpara qeveritarëve në Capitol Hill rreth planeve.
Në drejtim të kundërt është Beijing, për të cilën Libra është një konkurrent dinjitoz dhe ka shtyrë përpara të gjitha planet për të qenë e para në fushën e kriptomonedhave. Kina e ka bllokuar platformën Facebook në territoret e saja, por liderët kinezë shohin potencialin e fillimit të një sistemi të ri botëror financiar, i cili mund të “shembë” autoritetin tradicional të qeverive dhe Bankave Qëndrore tek projekti i Libra-s.
“Nëse Libra është e pranueshme nga të gjithë dhe bëhet një metodë pagese e përdorur nga të gjithë, atëherë pas pak kohësh, do të jetë e pamundur që ajo të zhvillohet në një valutë globale super e pavarur. Prandaj, ne duhet të lëvizim shpejt për mbrojtur sovranitetin e monedhës tonë ” – u shpreh Mu Changchun, një zyrtar i lartë në Bankën Qëndrore kineze në një auditor leksioni.
SCAN