Kina frikëson fqinjët, armatim të rëndë në ishujt jugorë, Mattis kritika Pekinit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ka kritikuar militarizimin e ishujve në Detin e Kinës Jugore. Shefi i Pentagonit tha se sistemet e armëve që janë dislokuar kohët e fundit në këtë zonë synojnë të frikësojnë dhe t’u imponohen vendeve fqinje të Kinës.

Zoti Mattis i bëri komentet në Singapor në një fjalim që mbajti sot në kuadër të Dialogut Shangri-La, një forum i përvitshëm për mbrojtjen në Azi. Ai parashtroi gjithashtu strategjinë amerikane për “një rajon indo-paqësor të lirë dhe të hapur”.

Sekretari i Mbrojtjes foli për dislokimin e raketave tokë-ajër dhe sistemeve sulmuese anti detare, i zhurmusëve elektronikë si dhe dërgimin e një avioni bombardues në ishujt Paracel në brigjet e Vjetnamit si shembujt të drejtpërdrejtë të politikave frikësuese të Pekinit, shkruan .

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto veprime, tha Sekretari Mattis, bien ndesh me zotimet Presidentit Xi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2015 se Kina do të shmangte veprime të tilla provokuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?