Kina heq punën e detyruar për prostitutat
Kina do të heqë sistemin e dënimit për prostitucionin që lejonte policinë që të mbante punëtoret e seksit dhe klientët e tyre të arrestuar për dy vjet në ato që quheshin qendra edukimi. Të ndaluarit bënin punë të detyrueshme dhe supozohej se bënin lodra ose gjëra për shtëpi. Sistemi i dënimit do të mbyllet sot, më 29 dhjetor. Ata që janë të ndaluar do të lirohen. Prostitucioni mbetet i paligjshëm në Kinë. Sipas mediave do të ketë dënime që shkojnë deri në 15 ditë burg dhe gjoba deri në mbi 500 paund. Sistemi i kujdestarisë dhe edukimit ka ndihmuar që të mbahet një atmosferë e mirë sociale dhe rregull publik që kur u prezantua 20 vjet më parë. Me kalimin e kohës, sistemi është bërë gjithnjë e më i papërshtatshëm.