Kina i kundërpërgjigjet Donald Trump, tarifon mallrat amerikane

Taksë 25% përfshirë mishin e derrit dhe verën, kjo është tarifa që ka vendosur Kina për 128 mallra që importohen nga Amerika.

BBC shkruan se ky vendim u mor pasi presidenti amerikan Trump rriti detyrimet për çelikun dhe aluminin e importuar nga jashtë, në mars.

Pekini zyrtar tha se kjo lëvizje u bë për të ruajtur interesat dhe balancat e Kinës nga humbjet e shkaktuara prej tarifave të reja të vendosura nga Amerika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kina ka thënë më parë se nuk do një “luftë tregtare”, por nuk do rri indiferente nëse cënohet ekonomia e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump, gjithsesi, insistoi se “lufta tregtare është diçka e mirë” dhe se do të ishte e lehtë për Amerikën ta fitonte “një luftë” të tillë.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur planet për tarifat e ardhshme për dhjetra miliardë dollarë të importeve kineze.

Ata thonë se kjo është në përgjigje të praktikave të padrejta të tregtisë në Kinë që prekin kompanitë amerikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?