Kina jep lajmin e mirë: Kulmi i epidemisë ka mbaruar

Zyrtarët në Kinë kanë deklaruar se kulmi i epidemisë së koronavirusit në vend ka mbaruar zyrtarisht.

Një zëdhënës i qeverisë tha se numri i rasteve të reja po bie ndjeshëm.

Në mbarë Kinën ka pasur të enjten vetëm 15 raste të reja. Kurse në provincën Hubei, ku nisi infeksioni, janë regjistruar vetëm tetë raste të reja. Kjo është hera e parë që kjo provincë regjistron më pak se dhjetë raste, raporton BBC.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, progresi i koronavirusit në vend është ulur ndjeshëm. Kina mori masa strikte për të luftuar virusin. Tani që koronavirusi është ngadalësuar, Kina ka nisur ngadalë që të heqë kufizimet.

SHKARKO APP