Kina jep shpresë/ Vetëm 4 infektime të reja në vend, Apple njofton mbylljen e të gjitha dyqaneve
Situata tashmë është përmbysur tërësisht. Kina e ka kaluar emergjencën e krijuar nga Covid-19 dhe e gjithë bota ka hyrë në krizë. Këtë gjë e dëshmon edhe vendimi më i fundit i Apple.
Gjigandi i teknologjisë, nëpërmjet numrit një të saj, Tim Cook, ka deklaruar se do të mbyllë të gjitha dyqanet e saj nëpër botë, me përjashtim të atyre në Kinë. Kujtojmë se dyqanet e mollës në Kinë u hapën ditën e premte, si rezultat i përmirësimit të ndjeshëm të situatës së emergjencës në vend.
Situata e krijuar në mbarë botën, por kryesisht në Europë dhe në SHBA, detyron kompaninë të mbyllë dyqanet e saj. Dyqanet e Apple në Kinë, rreth 42 të tilla në total, qëndruan të mbyllura për rreth 2 muaj. Të dhënat që vijnë nga Kina, ditën e shtunë, janë tepër shpresdhënëse, ndërkohë që përmbajnë edhe një rekord të ri; pasi për herë të parë, numri i të infektuarave të importuar është më i lartë se i atyre vendase.
Në total bëhet fjalë për vetëm 11 raste të reja me Covid-19, nga të cilat vetëm 4 janë brenda Kinës, të gjitha në provincën e Hubeit. Shtatë rastet e tjera janë të importuara, nga udhëtarë të cilët kanë qenë jashtë.
/SCAN