Kina konfirmon 100 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga prilli

Kina regjistroi 101 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i muajit prill.

Sipas medieve të huaja, raportohet se 98 prej rasteve u transmetuan brenda vendit, përfshirë 89 raste të tjera të cilat u konfirmuan në rajonin e Xinjiang.

Bëhet e ditur, se Kina regjistroi gjithashtu edhe 27 raste asimptomatike, të cilat nuk përfshihen në të dhënat zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë që vendi raportoi më shumë se 100 të prekur në një ditë të vetme, që nga data 12 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga COVID-19, u rrit në 16.8 milionë, ndërsa raportohet se 659 mijë persona kanë ndërruar jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?