Kina krijon aleancë rajonale ushtarake kundër militantëve islamikë

Tre vende të Azisë Qendrore me shumicë myslimane iu bashkuan një aleance ushtarake nën drejtimin e Kinës kundër militantëve islamikë, njoftuan sot zyrtarë të ndryshëm, në një lëvizje që do të sfidojë dominimin afatgjatë amerikan në rajon.

“Liderët ushtarakë Pakistani, Afganistani dhe Taxhikistani u mblodhën dje në rajonin veriperëndimor kinez të Xinjiangut për të njoftuar formimin e aleancës me katër anëtarë”, njoftoi ushtria pakistaneze.

“E njohur si Mekanizmi Katërpalësh i Bashkëpunimit dhe Koordinimit (QCCM), kjo aleancë do të bashkojë përpjekjet e secilit në fushën e antiterrorizmit dhe shërbimit sekret”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pakistani dhe Afganistani, aleatë të ngushtë me SHBA-në në luftën kundër terrorizmit, janë përballur me dhunën e grupeve militante islamike si al-Kaeda dhe talebanët për më shumë se 10 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Taxhikistani ka qenë viktimë e sulmeve islamike.

Kjo aleancë e re u krijua pas njoftimeve se marrëdhëniet mes ushtrisë së fuqishme pakistaneze dhe SHBA-së ishin tensionuar dhe se Pekini po kërkonte një rol të drejtpërdrejtë në procesin e pajtimit mes administratës afgane dhe rebelëve talebanë.

“Kjo është mënyra sesi vepron bota”, deklaroi ish-gjenerali pakistanez dhe analisti ushtarak Talat Masood.

“Qartësisht që kinezët duan të sfidojnë hegjemoninë amerikane në rajon”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?