Kina lë pas pandeminë, ekonomia rritet me 3.2% në tremujorin e dytë

Ekonomia e Kinës u rrit me 3.2% në tremujorin e dytë të këti viti pas një rënieje rekord.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë pati një rënie në tre muajt e parë të vitit për shkak të masave izoluese prej pandemisë Covid-19.

Por shifrat e publikuara të mërkurën e 15 korrikut, tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës (PBB) u kthye në rritje gjatë muajin prill deri në qershor, shkruan BBC.

Me shifrat e fundit, Kina shmang hyrjen në recesion teknik, i cili ndodh pas dy periudhave të njëpasnjëshme të rritjes negative.

Rritja pason tkurrjen për 6.8 për qind në tremujorin e parë, kur Kina është bërë vendi i parë në botë që është goditur nga pandemia e koronavirusit.

Fabrikat dhe bizneset e vendit ishin të mbyllura për pjesën më të madhe të gjatë periudhës së izolimit.

Qeveria ka ndërmarrë një seri masash për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë, përfshirë këtu edhe uljen e taksave.

SHKARKO APP