Kina legjitimon “kampet e internimit” për grupet etnike myslimane
Rajoni më i madh perëndimor i Kinës në Xinjiang ka legjitimuar përdorimin e kampeve të internimit, ku ndodhen më shumë se një milion myslimanë.
Pas kritikave të vazhdueshme ndërkombëtare, autoritetet kineze kanë rishikuar legjislacionin për të lejuar qeverinë rajonale që zyrtarisht të lejojnë përdorimin e “qendrave të edukimit dhe trajnimit” për të burgosur “njerëzit e ndikuar nga ekstremizmi”.
Autoritetet kineze kanë mohuar ekzistencën e kampeve të internimit por thonë se kriminelët dërgohen në “qendrat e trajnimit” profesionale.
Ish të burgosurit pohojnë se ata ishin të detyruar të denonconin Islamin dhe të tregonin besnikëri ndaj Partisë Komuniste, në atë që ata e përshkruanin si kampet e indoktrinimit politik.
“Është një justifikim që i përket së kaluarës në mbajtjen masive të Ujgurëve, Kazakistanëve dhe pakicave të tjera muslimane në Xinjiang”, tha James Leibold, një studiues i politikave etnike kineze në Universitetin e La Trobe të Melburnit.
“Është një formë e re e ri-arsimimit që është e pashembullt dhe nuk ka një bazë ligjore, si edhe i shoh ata që përpiqen të krijojnë një bazë ligjore për këtë politikë”, shpjegon Profesor Laibold.
Ujgurët dhe grupet e tjera etnike myslimane kryesisht në Xinijang janë subjekt i rregullave strikte që ndalojnë mjekrën dhe burkat dhe shumë prej tyre janë arrestuar në kampet e riedukimit për vepra të vogla, si kontaktimi me anëtarët e familjes jashtë vendit, është thënë në një raport të OKB-së në muajin gusht.
KOHA JONË SONDAZH

