Kina, linjë kredie 10 miliardë USD për Europën Qendrore dhe Lindore

Kryeministri kinez Li Keqiang tha sot se Kina dëshiron të kërkojë modele të rinj financimi për investimet në Europën Qendrore dhe Lindore me një linjë kredie prej 10 miliardë dollarësh dhe një fond të ri investimesh prej 3 miliardë dollarësh  amerikanë.

Ai i bëri komentet ndërsa po fliste në Samitin Kinë Europa Qendrore dhe Lindore në Beograd.

“Vendet në Europën Lindore dhe në rajon do të kenë qasje në një linjë kredie me vlerë pej 10 miliardë dollarësh, ku kostoja e huamarrjes do të jetë e ulët për të lejuar investime të mëdha. Kina do të krijojë një fond të ri investimesh me një vlerë totale prej 3 miliardë dollarësh, ndërkohe ne po shohim përpara për mënyra të reja të bashkëpunimit përmes partneritetit privat-publik, marrëveshjet e ndryshme të qirasë financiare, të cilat do ta bëjnë bashkëpunimin tonë më efikas dhe më produktiv,” tha Li.

Tregtia midis Kinës dhe rajonit, e cila është pesëfishuar që nga viti 2003, është pika kryesore e axhendës së samitit dyditor. 

 

 

SHKARKO APP