Kina mbyll palestrat dhe pishinat, frikë nga një valë e dytë Koronavirusi

Ky vendim ka ardhur pasi qeveria karantinoi një qytet jo larg kufirit me Rusinë në veri-perëndim të Kinës. Krahina e Shaanxi, me popullsi prej 10 milion banorë, raportoi se shtatë raste të reja janë importuar në vend.

Të gjithë njerëzit e infektuar në Shaanxi ishin kthyer kohët e fundit nga Rusia. Shtetasve të huaj u është ndaluar hyrja në vend që nga 28 marsi.

Njerëzve që kthehen në Kinë u është urdhëruar të karantinohen, dhe kontrollet e rrepta kufitare janë rivendosur gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palestrave dhe pishinave gjithashtu u është kërkuar të mbyllin dyert e tyre për shkak të frikës se një valë e dytë e virusit mund të jetë edhe më shkatërruese dhe e rrezikshme se e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Credit: PA

Këto masa të fundit vijnë kur Kina përpiqet të rihapë ekonominë, me krizën më të keqe të vendit që mendohet të ketë kaluar ndonjëherë. Kina ishte epiqendra e virusit kur filloi të përhapet në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Deri më tani, qeveria kineze ka thënë se numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në vend është 82.816, ndërsa numri i viktimave mbetet në 4,632, dhe asnjë vdekje e re nuk u regjistrua në 24 prill.

Në Kinë, maskat në fytyrë dhe kontrollet e temperaturës janë gjithashtu të detyrueshme. Njerëzit gjithashtu duhet të përdorin një aplikacion shëndetësor të qeverisë, përpara se të hyjnë në ambientet publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?