Kina me bilance pozitive, mbi 76 mijë pacientë dalin nga spitalet
Kina duket se e ka kontrolluar tërësisht pandeminë e koronavirusit ku rastet nga dita ditës janë në ulje.
Ditën e sotme një prej agjencive mediatike në vend, Xinhua Neës, publikoi foto të disa mjekëve dhe pacientëve të cilët janë shëruar plotësisht nga COVID-19.
Sipas një raporti nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, në Kinë tashmë nga spitalet kanë dalë 76,238 pacientë.
Ndërkohë që vetëm ditën e djeshme dolën 186 persona.
Ndërkohë që grupi i parë i mjekëve që kanë qëndruar në provincën e Hubei tashmë mund të kthehen në shtëpitë e tyre pasi janë kuruar plotësisht.