Kina ndërron mendje, ndalon ekipin e OBSH-së të hetojë në lidhje me origjinën e Covid-19

Kina thuhet se ka ndaluar ardhjen e një ekipi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), i cili po heton se si filloi pandemia e Koronavirusit. Dy shkencëtarë në ekip mbërritën në Ëuhan kur zyrtarët kinezë vendosën të mos miratonin lejet e nevojshme për të hyrë në vend, megjithëse kishin rënë dakord me Kinën paraprakisht.

Një nga anëtarët e ekipit u detyrua të kthehej, ndërsa tjetri ishte duke pritur në tranzit derisa çështja të zgjidhej, sipas Dr. Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur zhgënjimin e tij për lajmin, duke shtuar se ai kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë, duke e bërë të qartë ‘se misioni është një përparësi për OBSH dhe ekipin ndërkombëtar’.

Ai vazhdoi duke thënë se Organizata e Kombeve të Bashkuara ishte ‘mezi po priste të fillonte misionin sa më shpejt të jetë e mundur,’ zyrtarë në Pekin thuhet se po përshpejtojnë proceset për të lejuar ekipin në vend, sipas CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?