Kina nis fuqishëm punën për mbrojtjen e qytetarëve, bën hapin e radhës me pasaportën e personalizuar
Qyteti kinez Hangzhou ka krijuar një pasaportë shëndetësore të personalizuar që çdo person ta mbajë në telefonin e tij smartphone. Qëllimi është që të tregojë gjendjen shëndetësore të çdo personi dhe statusin e vírusit Cóvid-19 për të përcaktuar shkallën në të cilin mund të lëvizin.
Ndonëse u krijua nga pándemia e kóronavirusit, autoritetet po përgatiten që ta bëjnë pjesë të përhershme të jetëve të 10 milionë qytetarëve që ka.
Disa nga detajet janë se në aplikacionin e propozuar, statusi i një individi do të kodifikohej me ngjyra dhe do të shënohej nga 100 bazuar në të dhënat mjekësore, rezultatet e provës fizike, nivelet e aktivitetit dhe zgjedhjet e tjera të mënyrës së jetesës, siç është pirja e duhanit.
Ndërsa fotografitë e aplikacionit tregojnë një shirit numerik dhe me ngjyra që tregon shëndetin relativ të përdoruesit, dhe gjurmimin e faktorëve që kontribuojnë në rezultatin, përfshirë numrin e cigareve të tymosura në ditë, hapat e ndërmarrë ose orët e fjetura.
Kujtojmë se Kina është shteti ku shpërtheu pandemia dhe më pas u përhap në mbarë botën dhe deri tani numëron 4,634 víktima dhe 82,992 të ínfektuar.