Kina nis misionin pa pilot në planetin Mars

Kina nisi një mision pa pilot në Mars, gjatë të cilit shpreson të përdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq.

Tianwen-1, ose “kërkimi i së vërtetës qiellore“, u nis me transportuesin e raketave Long March 5 nga qendra Uençang, në provincën Hainan.

Pajisja e Kinës do të marrë shtatë muaj kohë për të arritur në Mars.

Ky është fluturimi i dytë për në Mars këtë javë, pasi një anije kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe u nis nga Japonia, më 20 korrik.

Shtetet e Bashkuara pritet të nisin anijen e tyre në Mars javën e ardhshme.

Kjo është përpjekja e dytë e Kinës për në Mars.

Në vitin 2011, një anije kineze që shoqëronte një mision rus humbi, pasi nuk arriti të dalë nga orbita e Tokës dhe u dogj në atmosferë.

Programi sekret hapësinor i Kinës është zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit.

SHKARKO APP