Kina një ditë pas hapjes, ja sa të vdekur

Kur bota është e frikësuar nga shifrat alarmuese të ardhura nga pandemia e Covid-19 që deri më tani ka prekur 1.4 milion njerëz dhe mbi 88 mijë viktima, duket se Kina është rikthyer jetës normale.

Pas gati 3 muaj izolim, Wuhan-i, epiqendra e koronavirusit u hap të mërkurën. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë janë shënuar dy vdekje të reja në Wuhan të provincës Hubei.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se u regjistruan 63 raste të reja ku 61 janë të importuara. Mësohet se janë raportuar edhe 56 raste të reja asimptomatik. Mësohet se deri tani numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kinë është 81 mijë e 865.

SHKARKO APP