“Kina, një dritë në fund të tunelit” – OBSH: Suksesi në kontrollin e virusit i ka dhënë shpresë gjithë botës

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë bënë të ditur në një konferencë në Gjenevë se suksesi i Kinës në ndalimin e përhapjes së koronavirusit vërteton se sëmundja mund të përmbahet.  Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore tek Organizata, tha se Kina ka ofruar një shembull për luftën ndaj koronavirusit.

“Kina ka treguar një sukses të vërtetë në përmbysjen e sëmundjes.  Ne mundemi ta largojnë dhe ngadalësojmë ndjeshëm virusin. Përhapja e këtij virusi është më shumë në dorën tonë se sa në dorën e vetë virusit”, Michael Ryan, drejtor i emergjencave i OBSH.

Maria van Kerkhove, liderja teknike për programin e emergjencave shëndetësore e Organizatës, përgëzoi gjithashtu Kinën për përmbajtjen me sukses të virusit. Ajo shtoi se Kina i ka dhënë shpresë të gjithë botës se virusi mund të mposhtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse shohim një vend si Kina, që ka mbi 80,000 të infektuar, nëse shohim Hubein dhe të gjithë provincat e tjera,  ata na kanë vërtetuar ne, se kjo sëmundje mund të ngadalësohet, e madje në disa provinca, të ndalojë transmetimi.  Prej kinës ne mund të shohim dritë në fund të tunelit.  Por sa shpejtë do të arrijnë atje, do të varet në masat e vendeve”, Maria van Kerkhove, shefe e emergjencave e OBSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koronavirusi është përhapur në mbi 100 shtete dhe rajone, me më shumë se 110,000 të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?