Kina nuk raporton asnjë rast të ri brenda vendit me Covid-19

Në një kohë që Europa dhe Amerika janë në lufët të egër me Covid-19, Kina nuk po raporton asnjë rast të ri të infeksionit brenda vendit, por vetëm raste të izoluara nga personat që kthehen nga jashtë. Autoritetet e shëndetësisë në kryeqytetin kinez nuk do aplikojnë më detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme.

Pasi u pezullua si masë në muajin prill, rregulli u rikthye në qershor me përhapjen e vatrave të reja në pikat tregtare të qytetit. Prej gati dy javësh, Pekini nuk raportuar asnjë person të ri bartës të koronavirusit ndërsa infeksioni lokal është arritur të kontrollohet.

Politika e maskave, vetëkarantinimi në shtëpi i personave me simptoma dhe pjesëmarrja në testime masive, sipas ekspertëve, janë faktorët kyç që e kanë përmirësuar situatën. Paçka lehtësimit të kufizimeve, një pjesë e madhe e këmbësorëve në Pekin treguan se do vazhdojnë të mbajnë maskat, shpeshherë edhe pres trysnisë shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?