Kina përballë luftës tregtare – Përjashton nga taksat firmat e teknologjisë për të ulur varësinë nga jashtë

Ministria e Financave në Kinë lajmëroi se do të ulë taksat për firmat e teknologjisë, në përpjekje për të limituar varësinë në prodhuesit e huaj të çipeve, në një kohë të tensioneve tregtare me SHBA mbi transfertat teknologjike.

Kjo lëvizje vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë vendosjen e tarifave në 50 miliardë dollarë mallra kinezë,  prej praktikave diskriminuese tregtare në sektorin e teknologjisë së lartë, përfshirë prodhuesit e çipeve.  Këto të fundit do të përjashtohen nga taksa korporative për 2 -5 vite, ndjekur nga reduktime të pjesshme, sipas Ministrisë së Financave.

Kina mbështetet ndjeshëm nga prodhuesit e jashtëm në këtë sektorë,   që përbëjnë një nga kategoritë më të mëdha të importeve në vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambiciet kineze kanë trazuar rregullatorët, që kanë bllokuar disa blerjet e disa kompanive në përpjekje për të përshpejtuar zhvillimin nëpërmjet transferimit të teknologjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Administrata e Donlad Trump po i kërkon Kinës që të blejë më shumë çipe nga Shtetet e Bashkuara,  në mënyrë që të shmangen tarifat e propozuara dhe lufta tregtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?