Kina po përdor kuponë dixhitalë për t’i stimuluar njerëzit t’i rikthehen blerjeve

Janari dhe shkurti, muajt në të cilët koronavirusi shpërtheu keqazi në Kinë, vendi regjistroi një rënie “të frikshme” të shitjeve me pakicë, me 20.5%, krahasuar me 2 mujorin e parë të 2019.

Kurse tani, në një kohë kur gjendja është stabilizuar disi në Kinë, gradualisht po lehtësohen edhe njerëzit për t’ju kthyer normalitetit të tyre. E në këto momente, duhet menduar edhe se si të rikthehet në jetë zinxhiri tregtar i zakonshëm.

Një nga mënyrat kryesore që Kina po përdor për të stimuluar njerëzit t’i rikthehen shitjeve është përmes kuponëve dixhital, të cilët lëshohen nga qeveria dhe u dorëzohen njerëzve përmes aktorëve të palëve të treta, siç janë aplikacionet Alipay dhe WeChat.

Njerëzit futen në aplikacione, riblejnë kuponë e më pas i përdorin për të ngrënë, për pazar, si dhe për udhëtime për një kohë të shkurtër, brenda një periudhë të shkurtër. Në përgjithësi, më shumë se 30 provinca dhe qytete kanë mbështetur këtë nismë.

Qyteti Hangzhou në provincën Zhejiang planifikon të nxjerrë 237 milionë dollarë kuponë të tillë, ndërsa Nanjing në provincën Jiangsu ka shpërndarë 318 milionë të modhenës kineze yuan.

Përveç rënies së shitjeve me pakicë, në shkurt, shitjet e makinave në Kinë ranë 79% nga një vit më parë, rënia mujore më e madhe e regjistruar ndonjëherë.

Masat e tjera që qeveria kineze po ndërmerr për të rimëkëmbur ekonominë e saj të goditur nga pandemitë përfshijnë uljen e nivelit të kredisë së saj bankare, me nivelin më të madh që nga viti 2015, për të bërë më të lehtë për kompanitë të huazojnë.

Po ashtu,  qeveria do të lejojë qeveritë lokale të shesin më shumë obligacione të infrastrukturës, të rrisin deficitin fiskal të vendit si një pjesë të PBB-së dhe të lëshojnë një borxh të veçantë sovran.

Nga ana tjetër, qeveria po inkurajon zyrtarët lokalë që të darkojnë sa më shumë që të jetë e mundur, për t’i dhënë një nxitje industrisë së restoranteve. Në janar dhe shkurt, xhirot në restorante ranë me 43.1% nga një vit më parë.

Zyrtarët kinezë kanë shënuar për vite me radhë konsumin si shtytësin më të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi vendi vazhdon të përpiqet të largohet nga një ekonomi e drejtuar nga eksporti dhe infrastruktura. Shpenzimet e konsumatorit përbëjnë rreth 58% të rritjes së PBB-së së vendit në vitin 2019. /quartz/

Jenida Vladi/ SCAN

SHKARKO APP