Kina premton vaksinën anti Koronavirus prej muajit prill

Kina vend i cili është edhe më i prekuri prej Koronavirusit, ka njoftuar se prej muajit prill mund të dalë në qarkullim e para vaksinë që lufton koronavirusin.

Tetë institucione në vend janë duke punuar fort: Shkencëtarët kinezë janë duke punuar me pesë mënyra të ndryshme kërkimore për zhvillimin e vaksinës për COVID-19 dhe ky hulumtim po vazhdon me vendosmëri.

Shifrat dhe vlerësimet u zbuluan nga Zheng Zhongëei, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Shkencës dhe Teknologjisë së Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Qëllimi ynë është të sigurohemi që vaksina e koronavirusit të mund të vihet në përdorim sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mësohet se shumë vaksina janë në fazën e testimit tek kafshët momentalisht.

Arsyeja pse shkencëtarët po arrijnë një rezultat të shpejtë për nxjerrjen e një vaksine bazohet në faktin se të gjitha institucionet kërkimore kanë punuar së bashku për të çuar përpara punën pa marrë parasysh kostot.

Kina ka caktuar fonde të veçanta për kërkime duke mos kursyer asgjë për arritjen e rezultatit.

SHKARKO APP