Kina raporton ulje drastike të numrit të të prekurve me koronavirus, asnjë i vdekur në 24 orë

Vetëm 6 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, në Kinë dhe asnjë i vdekur. Autoritetet kineze raportuan se numri i të prekurve me koronavirus në vend është ulur krahasuar me 10 që ishin një ditë më parë.

Deri tani numri total i të infektuarve deri tani në Kinë ka shkuar 82 804 persona. Komiteti Kombëtar Shëndetësor nënvizoi se vetëm 2 nga rastet e reja me Covid-19 ishin importuar nga jashtë, ndërkohë që të enjten ishin 6. Bilanci i viktimave mbetet i pandryshuar në 4 632.

SHKARKO APP