Kina regjistron vetëm 11 raste të reja me koronavirus në 24 orë, asnjë i vdekur për të 11-ën ditë radhazi

Ulet numri i të infektuarve në Kinë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 11 raste të reja me koronavirus dhe për të 11-ën ditë radhazi nuk shënon asnjë të vdekur.

Në të gjithë vendin deri tani janë regjistruar 82 827 të infektuar me koronavirus dhe 4 636 persona të vdekur. Pesë nga rastet e reja të të infektuarve janë regjistruar në provincën e Heilongjiang, një zonë në kufirin verilindor me Rusinë, ku infeksionet janë në rritje.

Një tjetër në Guangdong, në jug në kufi me Hong Kongun. Ndërsa pesë rastet e tjera janë të importuara nga jashtë shtetit, duke e çuar në 1.634 numrin e rasteve të reja.

Pekini kë deklaruar se ka edhe rreth 1 mijë persona të tjerë më COVID-19, por që nuk kanë simptoma dhe janë shumë mirë.

SHKARKO APP