Kina shpreh besim tek vaksinat. Raporton se 50 milionë njerëz do të vaksinohen përpara Vitit të Ri hënor

Kina shprehu besim të fortë tek programi i hulumtimit të vaksinës, pas raportimeve se vendi planifikon të vaksinojë 50 milionë njerëz në grupe të prioritetit të lartë kundër Covid-19 përpara se të përfundojë Viti i Ri  hënor. Gjatë një conference të rregullt në Pekin,  zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Wang Wenbin, tha se kompanitë kineze të hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinës, ndjekin në mënyrë strikte normat dhe kërkesat rregullatore.

Pekini planifikon të shpërndajë 100 milionë doza të vaksinave të prodhuara nga firmat kineze Sinopharm dhe Sinovac, sipas raportimeve të mediave lokale.  Kina i ka dhënë statusin e përdorimit emergjent 2 vaksinave kandidat nga Sinopharm dhe Sinovac.  Vendi ka miratuar një tjetër nga firma CanSino, për përdorim ushtarak.  Raporti thekson se zyrtarëve kinezë u është kërkuar të përfundojnë 50 milionë dozat e para deri më 15 janar dhe të dytat deri më 5 Shkurt.

SHKARKO APP