Kinë, 11 provinca pa asnjë rast të ri COVID-19
Komuna e Chongqingut, një metropol me mbi 30 milionë banorë, tani është e lirë nga COVID-19.
”Pacienti i fundit, një burrë 52 vjeç doli sot në mëngjes nga një spital në rrethin Changshou”, sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetësisë.
Chongqing ka pasur 576 raste infektimi të regjistruara dhe 6 vdekje.
Komuna ka qenë pa raste të reja infektimi prej 19 ditësh.
Tashmë krahinat pa COVID-19 janë Tibeti, Qinghai, Fujian, Xinjiang, Anhui, Jiangxi, Shanxi, Hunan, Yunnan, Jiangsu dhe Chongqing.
Virusi lindi në qytetin Wuhan në Kinë dhe u shpërnda masivisht edhe në provincën Hubei. Që atëherë, Kina arriti të ndalojë përhapjen e virusit ndërkohë që tani epiqendra e saj është në Europë.