Kinë, masa “lufte” për të frenuar përhapjen e Covid-19

Këtë të hënë u raportuan 36 raste të reja me Covid-19 në Pekin, por autoritetet shëndetësore po gjurmojnë 200 mijë persona të dyshuar. Për herë të parë pas më shumë se 2 muajsh, ky qytet i Kinës raportoi raste të transmetimit lokal të virusit vdekjeprurës më 12 qershor.

Zyrtarët lokalë pohojnë se kanë ndërmarrë masat e duhura për të frenuar përhapjen e Covid-19. “Kemi mbyllur përkohësisht tregun dhe po testojmë çdo person të lidhur me të. Kemi dezinfektuar tregun si dhe mjedisin përreth tij”, tha Li Junjie, zyrtar i distriktit Haidian.

Të gjitha rastet e reja me Covid-19 lidhen me tregun Xinfadi, i cili furnizon pjesën më të madhe të Pekinit me fruta dhe perime të freskëta si dhe me mish e produkte deti. Kjo vatër e re përhapjeje ka nxitur shqetësim në të gjithë Kinën me autoritetet që e konsiderojnë këtë “një periudhë të jashtëzakonshme”.

SHKARKO APP