Kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar, rrëfehet 69-vjeçari: Ja sekreti që më shpëtoi nga koronavirusi

Një baba që mundi të fitonte betejën me koronavirusin, teksa gjendej në kujdes intensi ka rrëfyer se si disa ushtrime frymëmarrjeje e ndihmuan t’ia dilte mbanë pa patur nevojë për një respirator.

69-vjeçari Rob Thomas, i cili tashme gëzon nofkën “mbreti i frymëmarrjes” iu nënshtrua mjekimit në Spitalin Royal Gloucestershire. Ai doli i shëruar nga spitali, të dielën e javës që lamë pas, ku një video e tij që përqafon gruan e përlotur, Viv është bërë virale në internet.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, burri rrëfeu s emotra e tij, një infermiere, i kishte sugjeruar të punonte me frymëmarrjen, fill pasi ishte diagnostikuar si mbartës i virusit.

“Këto fjalë i fiksova mirë. Teksa gjendesha në kujdes intensiv nuk u ndala asnjëherë së ushtruari. Ulesha dhe për minuta të tëra merrja frymë shumë thellë. Mjekët mendojnë se modeli i frymëmarrjes më shpëtoi nga respiratori dhe sëmundja.”

Rob e përshkroi kohën e tij në kujdesin intensiv si “shumë të izoluar”. Në atë kohë, mjekët i thanë familjes së tij se ai kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar.

SHKARKO APP