Kjo video hap një debat publik, i mituri me pelena sulmon policin: Largohu që këtu qelbësirë

Dilema se nëse lind gangster apo bëhesh, mund të tregohet nga kjo video. Një i mitur teksa kërcënon, ofendon dhe godet një efektiv policie në St.Paul Minnesota në SHBA. Ngjarja u regjistrua javën e kaluar teksa policët kishin shkuar në zonë për të kërkuar një të dyshuar për vrasje.

I mituri që sulmon policin është mes një grupi fëmijësh mes të cilëve duket dhe një vajzë me pelena. “Largohu që këtu qelbësirë”, dëgjohet djali që kërcënon efektivin dhe më pas e qëllon me grusht.

Ngjarja u filmua nga kamerat e trupit të efektivëve dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale duke shkaktuar debat në opinionin publik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?