Klima/ Ja cilat janë 20 kompanitë që prodhojnë një të tretën e emetimeve globale
Mbi një e treta e dioksidit të karbonit dhe emetimeve të metanit, të ashtuquajturat gazra serë, janë prodhuar nga vetëm 20 gjigandë ndërkombëtarë të naftës dhe gazit. Në përgjithësi, flitet për 480 miliardë ton ekuivalent të CO2 (një masë që tregon ndikimin e gazrave të ndryshëm serë), e barabartë me 35% të të gjitha emetimeve nga karburantet fosile dhe çimento të prodhuara në një shkallë globale nga 1965 deri në 2017. Në podium qëndrojnë kompania kombëtare saudite Saudi Aramco (4.38% të totalit), multinacionalja amerikane Chevron (3.2% të totalit) si dhe Gazprom-i rus (3.19%), të cilat janë përgjegjëse për më shumë se një të dhjetën e emetimeve të krijuara në shkallë ndërkombëtare në 50 vitet e fundit.
Të dhënat dalin nga një raport i botuar nga Climate Accountability Institute (institut kërkimor) të cilat u publikuan më pas në median angleze The Guardian. “Bazuar në teorinë se prodhuesit e karburanteve fosile kanë përgjegjësi për efektet negative të produkteve të tyre, ne kemi përcaktuar se në çfarë mase karburantet fosile të kompanive individuale kanë kontribuar në rritjen e emetimeve”, shkruhet në raport.
“Gjysma e të gjitha emetimeve të karburanteve fosile dhe çimentos nga 1751 deri më sot, sipas raportit, janë prodhuar nga 1990 deri 2019. Këto kompani kanë përgjegjësi të konsiderueshme morale, financiare dhe ligjore për krizën e klimës “. Përveç treshes së podiumit të përmendur në fillim, renditja përfshin emra të tillë si ExxonMobile (3.09%), Naftë Kombëtare Iranit (2.63%), BP (2.51%) dhe Royal Dutch Shell (2.36%) . (ilsole24ore)
Më poshtë gjendet tabela me renditjen e plotë të 20 kompanive sipas gradës së emetimeve që ato prodhojnë:
Emri Kompanisë Sasia e CO2 Vlera globale në %
/Scan