Klimë në krizë: Gjigantët e ekonomisë po dështojnë premtimet e Parisit

Dhjetë vite pas Marrëveshjes historike të Parisit për klimën, shkencëtarët dhe organizatat mjedisore paralajmërojnë se bota është ende shumë larg arritjes së objektivave të vendosur.

Marrëveshja, e miratuar më 12 dhjetor 2015 nga gati 200 vende, angazhon shtetet të kufizojnë ngrohjen globale nën 2°C, dhe idealisht në 1.5°C mbi nivelet paraindustriale.

“Marrëveshja e Parisit ka mbetur një busull globale për politikën klimatike,” u shpreh Martin Kaiser, kreu i “Greenpeace Germany”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo do të mbetet e vlefshme vetëm nëse ekonomitë e mëdha, veçanërisht vendet e G20, mbyllin hendekun mes ambicies dhe veprimit,” shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, qeveria gjermane nën kancelarin Friedrich Merz ka përgjegjësinë të drejtojë vendin drejt kursit të synuar prej 1.5 gradësh. “Mbrojtja e klimës nuk është një barrë, por themeli i lirisë, sigurisë dhe mirëqenies së së ardhmes,” tha Kaiser.

Ndërkohë, Johan Rockström, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës (PIK), kujtoi atmosferën optimiste të samitit të vitit 2015.

“Sot, një dekadë më vonë, duhet të pranojmë se kemi dështuar deri tani,” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?