“Klinika” ku lezbiket “shërohen” me kurën e…(FOTO)

Një fotografe lesbike u fut në një klinikë në Ekuador ku njerëzit homoseksualë janë shtruar për tu ‘shëruar’ nga homoseksualiteti  duke përdorur dhunën. Të burgosurit rrihen dhe detyrohen të pastrojnë tualetet dhe madje disa i janë nënshtruar përdhunimit.

Paola Peredes, 31-vjeçe, ishte regjistruar në klinikë nga prindërit e saj duke dashur ‘të kurojnë” vajzën e tyre, pasi ishte lesbike, por në fakt ajo kishte hyrë në klinikë për të zbuluar diçka më të madhe.

Ajo kishte një minikamer të fshehtë ku regjistronte zërat e personave që ishin në klinikë. Peredes ka thënë se, në Ekuador ekzistojnë rreth 200 objekte për “kurimin ‘e burrave dhe grave” transeksuale dhe homoseksualë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të keq, shumica e këtyre qendrave mbeten të hapura për shkak se janë maskuar si objekte të trajtimit për alkoolistët dhe të varur nga droga.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur dëgjova për ekzistencën e këtyre klinikave, ndjeva nevojën për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje. Në fillim, nuk ishte e lehtë, këto klinika janë klandestine dhe kamerat brenda janë të ndaluara. Për muaj, kam intervistuar viktimat dhe kam mbledhur histori të abuzimit dhe poshtërimit. Një nga gjërat më të rëndësishme që kërkuan viktimat ishte të mbetet anonim. Kjo, ishte një nga arsyet pse zgjodha të përdorja veten si protagonist i imazheve”, ka thënë 31-vjeçarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?