Klinton në avantazh ndaj Trump me 7 pikë
Kandidatja demokrate për zgjedhjet në SHBA, Hillari Klinton duket se ka shkëlqyer në konventën e saj. Sipas një sondazhi të publikuar nga CBS, Klinton ka kaluar Trampin me 7 pikë, menjëherë pas konventave.
Në përfundim të konventës republikane, që u zhvillua menjëherë pas asaj demokrate, Tramp dhe Klinton ishin shumë pranë në sondazhe. Madje, Tramp kishte një moment që ia kaloi Hillarit.
Mirëpo, sipas shifrave të publikuara ditën e sotme, 46 për qind e personave të pyetur pohuan se do të votojnë për kandidaten demokrate kundrejt 39 për qind që preferojnë atë republikan. Zgjedhjet presidenciale në Amerikë mbahen më 8 nëntor.
KOHA JONË SONDAZH

