Klubet e natës hapen pa kufizime në vendin ku shpërtheu Covid-19
Pamje spektakolare vijnë së fundmi nga klubet e natës së qytetit kinez Wuhan teksa ish-epiqendra e pandemisë raporton zero raste të reja. Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskot pa kufizime në pamje që tashmë i ngjajnë botës që ne njihnim para epokës së pandemisë.
Covid-19 vazhdon të infektojë gjerësisht nëpër botë, në Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit teksa në Vuhan nuk janë shënuar raste të transmetuara brenda komunitetit prej muajit maj. Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi komunist ka çrrënjosur krejtësisht epideminë.
Pekini thotë se ka katër tipe vaksinash në fazat finale të testimit, të cilat janë përdorur në raste emergjente nga punonjësit e shëndetësisë që prej korrikut. Tre nga vaksinat kineze po prodhohen nga kompania shtetërore kineze Sinopharm në bashkëpunim me grupin amerikan Sinovac Biotech