FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Koha është tani”, presidenti Donald Trump reagon pas fjalimit të Oprah Winfreyt

Në lidhje me informacionet që po qarkullojnë se ylli i televizionit amerikan Oprah Winfrey po shqyrton mundësinë e kandidimit për presidente të SHBA-ve në vitin 2020, ka reaguar shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili ka deklaruar se nuk pret që ajo të hyjë në garë.

“Unë nuk mendoj se ajo do të kandidojë. Unë e njoh atë shumë mirë”, tha Trump gjatë një takimi me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka shtuar se nuk e ka frikë konkurrencën e Oprah, pasi ka theksuar se “do ta mundte edhe atë”, ndërsa ka shtuar se gara me të do të ishte shumë zbavitëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Trump nuk ka lënë pa përmendur shfaqjet televizive të Winfrey, të cilat i ka cilësuar si jashtëzakonisht të suksesshme. Në fjalën e saj Winfrey tha se tani është koha për të vendosur aty ku duhet figurën e gruas. Spekulimet rreth kandidimit të saj për presidente të SHBA-ve kanë filluar të qarkullojnë pas fjalimit të saj në “Golden Globe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?