Kokaina, ministri bavarez kunja “Shqipërisë”: Jam konsumator…i bananeve
”Askush nuk duhet të shqetësohet për oreksin e tij”, deklaroi me humor ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrman (nga CSU) pasditen e së mërkurës, duke shtuar më tej se, edhe ai vet është një ”konsumator i thekur i…bananeve”.
Konferenca, në fakt u mbajt për atë që ishte fshehur brenda bananeve: kokainë me një vlerë tregu prej rreth 400 milionë eurosh. Rreth 670 kg nga kokaina e sekuestruar deri të hënën ishte rindërtuar për qëllime ilustruese mes kutive me banane të freskëta. Ky cilësohet si hetimi më i suksesshëm në historinë e zyrës bavareze të krimeve (LKA), siç u shpreh edhe vet shefi i saj, Robert Heimberger.
Gjatë kohës së hetimit, rreth 500 policë dhe zyrtarë doganorë ishin përfshirë në mbarë Gjermaninë. Por në qendër të hetimit ishte grupi i 8 hetuesve në Mynih. Drejtori policor për krimet, Jorg Beyser përshkruan sesi hetuesit ranë në gjurmët e trafikantëve të drogës. Gjithçka nisi vjeshtën e vitit të kaluar, me dy ngjarje që në pamje të parë dukeshin sikur nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.
KOHA JONË SONDAZH

