FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kokainë e cilësisë së parë, kapet banda që furnizonte klientët VIP

Goditet banda shqiptare qe furnizonte neper banesa klientët VIP me kokaine te cilësisë se pare. Mediat italiane, shkruajnë se ne pranga kane përfunduar 11 persona, por pa dhënë emrat e tyre.

Organizatori ishte një person me ‘detyrim paraqitje’ nga ana e drejtësisë, i cili kishte krijuar një rrjet trafikantësh dhe shpërndarësish shqiptarë, të cilët përmes telefonit merrnin urdhra për dorëzimin e mallit nëpër banesat e klientëve. Policia bën me dije se për porositë dhe dërgesat përdoreshin kode të caktuara.

Secili nga shqiptarët kishin zonat e përcaktuara ku vepronte dhe ‘menaxhonin’ pjesët e ndara në provincat italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klientët ishin sipërmarrës, profesionistë të lirë të njohur, biznesmenë, të cilët kërkonin kokainë të cilësisë së parë, edhe ishin gati të paguanin shifrën që u kërkohej pa asnjë problem, deri në 60 euro për një dozë dhe shërbimin që merrnin direkt në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia sekuestroi 350 gramë kokainë, 500 gr marijuane, dhe materiale per prerjen dhe ndarjen e mallit nëpër doza, si dhe 500 doza të gatshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?