Komanda e SHBA-ve: Kemi goditur mbi 8000 objektiva në Iran, shkatërruam mijëra raketa dhe dronë!

Ushtria amerikane njoftoi se deri më tani ka goditur më shumë se 8000 objektiva ushtarake në Iran. Lajmi u konfirmua sot (21 mars), nga kreu i Komandës Qendrore (CENTCOM).

Në një video të postuar në mediat sociale, Admirali Brad Cooper (foto kryesore) tha se forcat amerikane kanë shkatërruar “mijëra” raketa iraniane dhe dronë sulmues të përparuar, si dhe të gjithë marinën iraniane.

“Deri më sot, ne kemi goditur më shumë se 8,000 objektiva ushtarake, përfshirë 130 anije iraniane, që është shkatërrimi më i madh detar në tre javë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai, duke shtuar se vlerësimi i tij operacional është se aftësia luftarake e Iranit po bie vazhdimisht ndërsa operacionet tona ofensive intensifikohen”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ushtria izraelite IDF tha se nuk kreu asnjë operacion në zonë dhe nuk mund të komentojë mbi operacionet e SHBA-së në kontekstin e luftës ditën e sotme në centralin bërthamor Iranian Natanz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?