Komandant i ri për luftën në Ukrainë, zbulohet synimi i Putinit

Një gjeneral i ri për të drejtuar luftën në Ukrainë, është emëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin. Ushtria ruse ka ndryshuar planet pas dështimit për të marrë Kievin dhe këtë e kërkon nga Alexander Dvornikov.

Lufta për rusët po shkon keq ndaj ata duhet të bëjnë diçka ndryshe, ndaj paralajmërimet për një sulm të mundshëm në rajonin e Donbasit, duken gjithnjë e më të afërta.

Dvornikov, 60-vjeç, ishte komandanti i parë i operacioneve ushtarake të Rusisë në Siri, pasi Putin dërgoi trupa atje në shtator 2015 për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat ruse kanë përdorur një qasje të ngjashme të ashpër në pjesë të Ukrainës, duke goditur ndërtesat e banimit në qytetet kryesore dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit port ukrainas të Mariupolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?