Komandantë të Hezbollaut të vrarë, nis epoka e re e luftës në Lindjen e Mesme

”Izraeli po e zhyt Lindjen e Mesme në luftë totale”,-thotë qeveria në Liban, pas valës së bombardimeve nga ushtria e Izraelit që pretendon se shënjestroi Hezbollahun. Bilanci i viktimave është përkeqësuar në Bejrut, ku raportohet për mbi 31 persona të vrarë, përfshirë tre fëmijë dhe shtatë gra.

Organizata që mbështetet nga Irani, konfirmoi humbjen e 16 anëtarëve, prej të cilëve dy komandantë të lartë të Hezbollahut. Ushtria izraelite njoftoi se në shënjestër të sulmit ishte njësia elitare Radwan, një grupim i mbështetur nga Irani që vepron në Liban.

Forcat izraelite bëjnë të ditur se sulmet në shtetin fqinj nuk do të ndalen. Po ashtu nuk kanë rreshtur as raketat e lëshuara nga Hezbollahu, me mbi 140 të tilla në orët e fundit. Pavarësisht frontit të ri, ushtria e shtetit hebre nuk ka ndalur bombardimet në Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?