Komandanti i Komandës Qendrore Amerikane vlerëson rolin e Katarit në luftën kundër terrorizmit

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, priti dje të dielën komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-ve, Gjenerali Joseph Votel. Sipas agjencive të lajmeve në Katar, gjatë takimit u diskutua shqyrtimi i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, veçanërisht bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit”. Në këtë drejtim Gjenerali Joseph Votel i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin Emirit për rolin e rëndësishëm të Katarit në luftën kundër terrorizmit përmes bazës ajrore ushtarake “Udeid”.
Ky vlerësim për rolin e rëndësishëm të Katarit në luftën kundër terrorizmit vjen në kuadër të vlerësimeve të vazhdueshme që zyrtarët amerikanë i kanë bërë Dohas, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, konfirmoi gjatë Dialogut Strategjik SHBA-Katar që u mbajt para dy javësh, rolin e Katarit në luftën kundër terrorizmit, duke vënë në dukje se “është bërë përparim i madh”, si dhe e cilësoi Katarin “një partner i fortë dhe të vjetër të Shteteve të Bashkuara”.
Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, vlerësoi Katarin për angazhimet e tij në sigurinë e rajonit të Gjirit dhe në luftën kundër terrorizmit.
Deklarata përfundimtare e përbashkët të dialogut strategjik mes dy vendeve theksoi kontributin jetik të partneritetit të mbrojtjes mes Katarit dhe Shteteve të Bashkuara në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke e konsideruar këtë bashkëpunim “një faktor vendimtar suksesi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimin e agresionit të jashtëm”, sikurse përmendi faktin që Katari është ndër të paktat vende që kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij”.
Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha në një intervistë me CNN dje se vendet e bllokadës nuk kanë dhënë asnjë provë për akuzat e bëra kundër vendit të tij, ndërsa theksoi faktin që Katari ka një rol kryesor në luftën kundër terrorizmit”, dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara e njohin rolin e Dohas në këtë fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?