Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: Lojërat Olimpike mund të shtyhen
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më në fund e pranon së Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” mund të shtyhen. Sot ka pasur një mbledhje emergjente të Bordit Ekzekutiv të CIO dhe në një komunikatë të shpërndarë thuhet se po shqyrtohen disa opsione dhe se zyrtarisht do të vendoset brenda një muaji. Për herë të parë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e pranon se Lojërat Olimpike mund të shtyhen kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Deri më tani ka pasur shumë polemika me faktin se CIO kishte rezistuar dhe nuk kishte thënë asnjëherë që Tokyo 2020 do të anulohej. Do të vendoset brenda një muaji por Olimpiada mund të shtyhet me disa javë dhe mund të mos nis më 24 korrik sic është parashikuar.