Kompania ”Besa Trans” s’kishte licensë për autobusin që u aksidentua

Autobusi që u përfshi në aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licensë për transport ndërkombëtar. Ministri i Transportit në Maqedoninë e Veriut, Blagoj Bocvarski, tha se do t’i heqë licencën kompanisë ”Besa Trans”.

Bocvarski theksoi se kompania ka regjistruar vetëm katër autobusë të saj në Ministri dhe autobusi që u dogj në Bullgari nuk ishte në mesin e tyre. Kjo s’tregon se mjeti nuk ishte nën vlerësim të rëndë mekanik, por është një shkelje.

”Shkaqet e aksidentit janë ende duke u përcaktuar. Kompania kishte licencë të vlefshme për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, por meqenëse kompania nuk e kishte regjistruar këtë automjet, Ministria ka nisur procedurën për t’u hequr patentën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?