Kompania e naftës Aramco ka planifikuar të privatizojë një pjesë të aksioneve

Prodhuesi gjigant i naftës në Arabinë Saudite, Aramco ka planifikuar të privatizojë një pjesë të aksioneve të kompanisë. Mediat raportojnë se në treg mund të hidhet 1 për qind deri në 2 për qind të firmës Aramco. Megjithatë ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e ankandit, i cili pritet të zhvillohet në dhjetor.

Ky tender publik vjen si pjese e planit te kurorës se mbretërisë se Arabisë Saudite, për të zhvilluar sektorë të tjera të ekonomisë.

Megjithatë raportohet se nuk ka një listë të kompanive të huaja që mund të marrin pjesë në ankand dhe se pritet që të marrin pjesë vetëm kompanitë vendase.

Edhe më herët është bërë e ditur se Qeveria saudite po kërkonte tregjet ndërkombëtare për realizimin e një tenderi me qellim ngritjen e vlerës së kompanisë, madje një vit më parë u tha se do të dilej në treg me 5 për qind të aksioneve.

Zyrtarët Arabë shprehen se vlera e kompanisë mund të shkojë deri në 2 trilionë dollarë, çka mund të shihet dhe në ankandin e propozuar. Por për ekspertët kjo shifër është e mbivlerësuar pasi aksionet e Aramco shkojnë deri në 1.2 trilionë.

Fitimi i raportuar prej saj në vitin e shkuar ishte në 46.9 miliardë dollarë. Në shtator fushat e naftës u bombarduan me dron, por që situate u vu shpejt në kontroll.

SHKARKO APP