Konferenca e Berlinit: Kriza në Siri paraqet një nga katastrofat më të mëdha humanitare
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Turqisë Naci Koru, një nga pjesëmarrësit e konferencës, tha se kriza në Siri, paraqet një nga katastrofat më të mëdha humanitare. “Në Siri gati për katër vjet zhvillohet luftë, që mori 200.000 jetë njerëzish. Rreth tre milionë njerëz u larguan në vendet fqinje, ku 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Kjo është me të vërtetë një nga katastrofat më të mëdha humanitare në këtë periudhë” tha Koru.
Ai shtoi se regjimi sirian i Bashar al-Asadit, vazhdon me shtypjen dhe dhunën kundër popullit të Sirisë. Është vërejtur se ISIL dhe grupet e tjera terroriste janë shfaqur për shkak të politikave të këqija të regjimit sirian.
Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier theksoi nevojën për një koalicion të fortë ndërkombëtar, e cila paraprakisht do të marrë masat e duhura kundër ISIL-it.
Ai vë në dukje se për shkak të luftës civile, Siria është në fatkeqësi të paparë, siç thotë ai, shumë sirianë kanë ikur në vendet fqinje.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres në konferencë tha se, situata në Siri është shumë serioze dhe shqetësuese. “Situata në vend sugjeron se kjo është një nga krizat më tragjike humanitare në rajon,” tha zyrtar i OKB-së.