Konfirmohen rastet e para të koronavirusit në Kanada dhe Sri Lanka

Autoritetet e Shëndetit Publik në Kanada kanë konfirmuar ditën e sotme rastin e parë të shfaqjes së koronavirusit tek një çift në Toronto.

Laboratori Ëinninpeg konfirmoi se 50 vjeçari është në gjendje të stabilizuar dhe se i është nënshtruar mjekimeve.

Bëhet me dije se ai ishte kthyer nga qyteti i Ëouhan në Kinë ku dhe ka shpërthyer epidemia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe bashkëshortja e 50 vjeçarit është diagnostikuar me të njëjtën sëmundje, dhe tashmë ndodhet e izoluar në shtëpi nën mbikqyrjen e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

19 persona të tjerë i janë nënshtruar testeve mjekësore. Gjithashtu konfirmohet dhe rasti i parë me koronavirus në Sri-Lanka.

Ajo është një 40 vjeçare kineze e cila kishte ardhur për turizëm në 19 janar, ndërkohë që është shtruar në spital në datën 25.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?