Konfirmohet varianti i rrallë i Covid-19 në Napolit të Italisë

Një variant i rrallë i virusit Covid 19 është konfirmuar në Napolit të Italisë.

Lajmë është dhënë nga autoritetet shëndetësore të këtij qyteti pas analizës së kyrer nga universiteti Frederico II e Instituti Pascale.

Ky variant i rrallë i pa shfaqur deri më sot në Itali është identifikuar tek një pacient i ekzaminuar pozitiv me Covid 19, pas kthimit të tij nga një udhëtim në Afrikë (Nigeri).

Varianti i rrallë quhet B 1.525 e deri më sot janë identifikuar 32 persona të infektuar në Angli e disa raste në Nigeri, Danimarkë e SHBA. E ky është rasti i parë i konfirmuar në Itali.

Sipas autoriteteve drejtuese të Rajonit të Campania, ndaj këtij varianti të ri të zbuluar në Napoli, është i panjohur niveli i fuqisë së infektimit si dhe veçantitë e pasojave  të tij.

Të gjitha variantet e reja të Covid 19 kanë të përbashkët mutacioni gjenetik të tij.

Deri më sot njihen  publikisht varianti britanik, brazilian e afrikano jugor i koronavirusit.

New York Times ka publikuar lajmin se janë të paktën 7 variante të reja të këtij virusit me një efekt të lartë infektimi e që po analizohen nga kërkuesit shkencorë në SHBA.

Instituti Suprem i Shëndetit Publik e Ministria Italiane e shëndetësisë, informojnë se kanë forcuar mbikëqyrjen mikrobiologjike, e epidemiologjike të virusit me studime specifike të varianteve të reja të shfaqura në territorin kombëtar.

Presidenti i rajonit të Campania Vincenzo De Luca ka kërkuar që “qeveria të aprovoj masa të jashtëzakonshme dhe për financimin e kërkimit shkencor në zbulimin sa më të shpejtë e me zgjidhje efikase ndaj varianteve të reja të virusit që po shfaqen ditë pas dite.”

SHKARKO APP