Konflikt për pastrimin e dëborës, 47-vjeçari vret fqinjët dhe më pas veten

Moti i keq ka goditur Shtetet e Bashkuara, temperaturat e ulëta dhe sasia e madhe e borës ua ka marrë jetën tre personave.

Një grua e moshuar është gjetur e ngrirë ndërsa një krim kishte ndodhur në Pains të Township  për shkak të borës.

Jeffrey Spaide, 47-vjeç, ka vrarë fqinjët që jetonin përballë tij, derisa po pastronin borën. Ai vrau James Goy, 50-vjeç, dhe gruan e tij Lisa, kurse pastrimi i borës ishte shkaku i një grindje.

Të dyja palët jetonin në anët e kundërta të rrugës dhe sa herë që njëra palë pastronte borën  e hidhnin në anën tjetër të rrugës.

Më pas Spaide mori pushkën AR-15 me të cilën qëlloi fqinjët, e më pas u fut në shtëpi dhe kreu vetëvrasje.

SHKARKO APP